2015


A Year in Review
 

Aktivitet Humanitar
Idea pёr tё rritur ndjenjen e humanizmit tek të rinjët, Qendra Rinore ka grupe Rinore që dëshirojn të japin kontributin e tyre dhe të ndihmojn njërzit në nevojë siq janë rastet e familjëve të varfëra dhe gjithashtu edhe në rastet e semundjëve të ndryshme. Rasti i një vajze të re e cila ёshtё diagnostifikuar me Leukaemia acita myeloides vendosem ta japim përkrahjen tonë, të rinjët organizuan aktivitete që krijojn fonde siq janë: shitja e tortave & shfaqje e filmit. Të hollat e mbledhura janë derguar tek familjaret e vajzes së diagnostifikuar.
Shkurt 2015, Klinë

Ngjarje  kulturore
Për herë të parë Organizata jonë ka vendosur të këtë një bashkëpunim me shtetin e Lituanis dhe të rinjët tonë për herë të parë kanë mundësin të njohin për së afërti një kulturë shumë të ndryshme nga Kultura jonë shqiptare.
Për t’u njoftuar më mirë është organizuar një ngjarje ku të rinjët tonë  mund të prezantojn Kosoven dhe qytetin e Klinës, ndersa vullnetarja nga Lituania (EVS) prezantoi  jetën e një të riu në Lituani, kulturen e tyre dhe traditat e vendit. Pjesa e dytë e Ngjarjes ishte një darkë ndërkulturore ku secili prej 10 të rinjëve të Klinës kanë përgaditur disa lloje të ushqimit tonë tradicional ndersa vullnetarja europiane kishte përgaditur ushqimin e tradites lituaneze. Mbrëmja ishte shumë e mirë dhe të rinjet ishin shumë të lumtur që mund të krenohen me ushqimet tona Kosovare dhe gjithashtu të mesojm si ti vlersojm dhe promovojm ato.
7 mars 2015, Klinë

Dita e ujit
Për nder të “Ditës se ujit” vullnetaret e grupit Rinor “Klina Youth Chapter” kanë zhvilluar aktivitete në shkollën e mesme te ulët “Ismet Rraci” –Klinë. Ku prej grupit moren pjesë  11 vullnetar dhe rreth 32 fëmijë.Për këta  fëmijë u organizuan Lojra të cilat  ishin sportive dhe kreative për fëmijë, aktivitetet filluan prej orës 12:00 deri  14:00 , të gjithë femijët ishin  të knaqur dhe të gjitha aktivitetet u zhvilluan me inicativen e grupit rinor në menyrë që të promovojn rëndësin, ruajtjen dhe kursimin e ujit.
22 mars 2015

Global youth Service day-Pastrimi i parkut të malushganit
Për të shënuar diten globale dhe për të bërë ndryshime në ambient grupi rinor “Klina youth chapter” organizoi një anketë për qytetaret në menyrë që të kemi përkrahjen e tyre për të realizuar një iniciativë rinore.
Prej rezultatit që patem me anketimin e qytetareve grupi rinor vendosi që të filloi me pastrimin e parkut të qytetit, gjithashtu kjo inciativë u mbështet edhe nga Drejtoria e shperbimeve publike ku edhe mbuloi pjesën e materialit për mbledhje të mbeturinave.Grupi rinor mbledhi rreth 40 të rinjë të cilët punuan gjatë dy ditëve për të pastruar një pjesë të parkut por fatkeqësisht qytetaret e asaj zone nuk përkrahen këtë incitaivë edhe përkunder premtimeve të tyre në anketat paraprake.Qellimi i inciatives ishte që të rinjët të fillojn me pastrim të mbeturinave dhe qytetaret të vazhdojn me pastrimin e pjesës tjetër dhe mirëmbajtjen e saj por mjerisht kjo nuk ndodhi në qytetin e Klinës.
Bashkpuntoret:
Klina youth chapter
Drejtoria e sherbimeve publike & Shkolla fillore “ Ismet raci”
Prill 2015

Qendra Edukimit në Klinë
Në kuader te projektit “ BE/KE Përkrahje për promovimin e Diverzitetit Kulturor” janë organizuar nje numer I madh I aktivitetve dhe filimisht kemi filluar me krjimin e një laboratori që do te funksionoi si qender edukimi në Klinë.
Fillimisht janë bërë takime me përfaqsues të shkollave dhe me tutje janë krijuar puntori për zhvillim të programit. Implementimi i programit të qendres edukative filloi në muajin maj 2015, kemi arritur së bashku me insitucionet lokale të krijojm një laborator mbrenda shkolles profesionale “Fehmi Agni” në  Klinë.

Laboratori gjindët afër Lumit Drini bardhë dhe të realizohen aktivitetet në këtë vend ishte shumë lehët sepse të rinjët mund ta eksplorojn natyren. Gjatë një muaji janë zhvilluar shtatë (7) aktivitete me tri (3) shkolla të ndryshme në bashkëpunim të mirë edhe me professor. Puntorit të cilat janë realizuar janë: Testimi i Ujit, Rëndesia dhe llojet e drurit, Gjetja e insekteve, Arti në natyrë, mbjellja e luleve, Dekompozimi I mbeturinave dhe krijimi klubeve të ambientalistave.

Aktivitetet janë zhvilluar në dy metoda: teorike dhe praktike (në natyrë). Qëllimi këtij programi ishte që të rrisim vetdijësimin nxënsëve të shkollës për rëndesin e natyres dhe mbrojtjen e ambientit. Rëndesia me e madhe e programit ishte vullneti I nxënsëve shkollor dhe interesimi i tyre për mësim, marrja e njohurive të reja për ambientin. Në secilen puntori nxënsëit dhe profesoret e tyre ishin aktiv në diskutime dhe sqarimet e temave të ndryshme për ambientin.

Përfundimi:
Si Qendër Edukative tani me ekziston si një laborator në shkollen profesionale me material të cilin e kemi mundësuar gjatë punës së realizimit të aktiviteteve dhe gjithashtu edhe me përkrahjen e profesoreve dhe arsimtareve, ka shumë material që mund të përdoret në të ardhmen për edukimin e të rinjëve për mjedisin.
 Maj 2015

Procesi i konsultimit me komunitet
Pasi që shpella e Dushit gjindet në teritorin e fshatit Dush dhe në rrethinë të fshatrave Sferkё, Vulljakё dhe Qupevё dhe këto fshatra kanë përfaqsues të tyre kemi parë të arsyeshme që të kontaktohen të gjithë përfaqsuesit e tyre në menyrë që të organizojn takime me qytetaret e vet në menyrë që të arrijm të organizojm një fushatë pastrimi të mbeturinave dhe gjithashtu të diskutojm për trashëgimin natyrore dhe legjendave të cilat mund t’i ndajn me neve, kemi përdorur metodologjinë e involvimit të grupeve konsultative dhe të kemi  opinionet e katër fshatrave të ndryshme për shpellen e Dushit.

Në lidhje për të arritur mendimet për vizionin e përgjithshëm - një komunitet me rritjen e ndërgjegjësimit mbi mjedisin dhe biodiversitetin që sjell arsimin, kohën e lirë dhe peizazhin së bashku, ne kemi planifikuar  për t'u konsultuar: komunitetin lokal për biodiversitetin dhe peizazhin, se si komuniteti e parashikon zonën e shpellës se Dushit dhe të ndajm informacione sa i përket  projektit në vazhdim – shkëmbime të opinioneve të ndersjellta.

Konsultimet me komunitete në Klinë janë planifikuar si pjesë e procesit për mbështetjen e promovuese të shpelles së Dushit, kemi arritur për dy javë për të organizuar 4 takime  konsultative me target grupe të ndryshme si:
Përfaqsues të fshatrave.
Mesues dhe komuniteti i fshatit  Dush.
Mesues, Drejtor të shkolles dhe komunitetit  të Vulljakut.
Komuniteti i  fshatit Qupevё.
Komuniteti I fshatit  Sferkë

Fushata e pastrimit tё shpella e Dushit
Fushata e pastrimit tё Shpella e Dushit është organizuar me perkrahjen e projketit “ BE/KE Përkrahje për promovimin e Diverzitetit Kulturor” dhe është implementuar nga Qendra Rinore Ardhmeria ne bashkëpunim me komunën e Klinës. Ky projekt ka mobilizuar komunitetin e katër fashtarve të ndryshme: Dush, Sferkë/a, Vulljakë/a dhe Qupevë/a të pastron zonën e tyre dhe të krijojn një ambient atraktiv për vizitoret e shpellës së Dushit në të ardhmen.
Komuniteti lokal mori pjesë 3 (tri) ditë në fushaten e pastrimit dhe në veqanti Komuniteti nga fshati Dush ishte mobilizuar dhe motivuar të përkrahë iniciativen tonë, mbrenda komunitetit kishte gjithashtu edhe të rinjë dhe fëmijë që punuan 3 ditë gjatë tërë kohes për të pastruar natyren dhe në veqanti hyrjen e shpelles së Dushit dhe peizazhin përreth saj.
Në ditën e parë komuna e Klinës ka përkrahur më kamion plehrash për të larguar mbeturinat e ngurta nga zona e shpelles së Dushit dhe gjatë dy ditëve tjera kamionat e plehërave kanë mbledhuar thaset e mbeturinave të mbledhura nga vet komuniteti në të gjitha 4 fshatrat në fund të ditës.
Gjatë fushates së pastrimit është arritur që të mbledhen 595 thasë te 160l me mbeturina, kamionat e plehrave dhe personat që kanë udhëhequr kamionat ishin shumë të befasuar nga ai mobilizim i pastrimit të mbeturinave. Në diten e fundit të fushates gjithashtu edhe 15 të rinjë nga qyteti i Klinës i janë bashkangjitur komunitetit të Dushit në menyrë që ti përkrahim në pastrimin e ambientit.
Ne ishim shumë të lumtur të shohim ndryshimet që janë bërë gjatë këtyre tri ditëve dhe në një menyrë se si është e mundur që një iniciativ mund të bëj ndryshime në shoqerin tonë, komuniteti lokal i zones së Dushit ka mirënjohur punën tonë grupore të organizates dhe dëshiren e të rinjëve që janë të gatshem të kontribojn në vendin e vet.
Zona e Shpelles së Dushit ka nevojë për me shumë iniciativa dhe gjithashtu aktivitete që do të krijojn një ambient atraktiv për turistet që dëshirojn të vizitojn shpellen e Dushit.
maj, 2015
Ngjarje Kulturore te Shpella e Dushit
Ngjarja kulturore është organizuar me perkrahjen e projketit “ BE/KE Përkrahje për promovimin e Diverzitetit Kulturor” dhe implementuar nga partneri lokal Qendra Rinore Ardhmeria.Target Groupi: Komuniteti i katër fshtrave , të rinjët & Institucionet e edukimit & Vizitor të jashtem.
Pas 3 ditëve intensive të fushatës së pastrimit në 4 fshatra të ndryshme kemi organizuar Ngjarjen kulturore me qëllim që të promovojm shpellen e Dushit dhe t’I falenderojm  të gjithë ata që moren pjesë në fushatë . Për herë të parë ishte duke u organizuar një ngjarje kulturore pranë kësaj shpelle dhe e cila mundësoi gjatë kësaj dite të këtë 170 vizitor. Në këtë event moren pjesë komunitete  të të gjitha fshtrave perreth , të rinjët dhë nxënësit e shkollave.
Vizitoret u argetuan gjatë tërë ditës me aktivitete të ndryshme kulturore. Gjatë ngjarjes disa gra vendase përgaditen ushqim tradicional –Flija, njërzit mund të kënaqeshin me procesin e Përgaditjes së Flijes. Zona e shpelles së Dushit ishte përplotë më njerzë. Njërzit vallëzuan vallet tradicionale, kënduan këngë të tradites,  përformuan lojra dhe tregime të vjetra. Mund të ndegjoje të qeshurat e fëmijëve dhe të shihje fetyra të buzëqeshura kudo tek secili njeri. Njërzit bisedonin me njëri tjetrin, duke ndarë tregimet e njëri tjetrit dhe duke u defryer me Kohen merkullueshme të pranveres. Kur Flijat ishin gati u ftuan të gjithë vizitoret të provojn flijen dhe të ndegjojen përformancat muzikore të përgaditura nga vet të rinjët.
Ngjarja kulturore mori fund me aktivitetin e fundit të muzikes dhe shpërndarjen e njerëzve të dispounuar që kishin kaluar një ditë të mirë në natyren e tyre.

Ngjarje Edukative për Biodiverzitetin dhe Natyren
Ngjarja e Edukimit u realizua me mbështetjen e zyrës së Këshillit të Evropës në Prishtinë.
Grupi i synuar ishin fëmijët e shkollave fillore dhe ato të mesme, të rinjtë dhe qytetaret e Klinës.
Për të përmbledhur të gjitha aktivitetet që kishim me fëmijët e shkollave të Klinës në Qendren e Edukimit,  një të dielë kemi organizuar ngjarje edukative për biodiverzitetin dhe natyrën. Ngjarja Edukative është zhvilluar në shkollën profesionale “Fehmi Agani” në Klinë  Qëllimi i këtij aktiviteti ishte rritja e ndërgjegjësimit të mbrojtjes së mjedisit dhe riciklimit të mbeturinave. Në Ngjarjen e Edukimit kemi pasur 3 punëtori të ndryshme në çështjet e mjedisit dhe në mënyrë të arsyeshme përdorimi I mbeturinave dhe mbrojtja e natyres. Fëmijët ishin shumë të  gëzuar në lojrat e procesit  të bërjes flluska sapuni. Ajo ishte shumë qesharake dhe të gjithë donin që të provonin se si ta bëjn një Bubble. Për më tepër fëmijët patën mundësi të bashkohen në lojrat grupore me ujë ose për të krijuar rrathë dore nga bimët dhe shishet e plastikes, me qëllim për ripërdorimin e plastikes. Gjithashtu kemi ekspozuar edhe fotografitë nga seria e fundit e aktiviteteve për biodiverzitetin dhe natyrën.
Në atë rast kemi pasur një mysafir të veçantë – përfaqsuesen e Këshillit të Evropës në Kosovë. Ajo ishte shumë e lumtur në lidhje me aktivitetet dhe ëorkshopet e realizuara   dhe me të vërtetë ishte e gëzuar për punën e realizuar deri me tani.
Theksi kryesor i kësaj ngjarje  shfaqja e sfilates së modës nga mbeturinat e recikluara. Fëmijët u paraqiten në skenë me  rrobat e  bëra nga ripërdorimi i  qeseve të  plastikes, shishet  dhe materiale të tjera. Fëmijët dhe vizitoret ishin shumë të lumtur dhe të gëzuar për këtë përformancë. Dhe më e rëndësishmja është dhe  shpresojmë që fëmijët të kenë kuptuar problemin e mbeturinave dhe Rëndësine për tu  kujdesur për natyrën.
 
Maratona e biҁikletave 2015
Ashtu si ҫdo vit qendra rinore Ardhmeria organizoi Gjysm maraton të biҫikletave me qëllim   që të rinjët të marrin pjesë në aktivitete sportive dhe njëkohësisht të ruajm ambientin dhe shendetin e të rinjëve. Gjysem Maratona e Biҫikletave u realizua  nё distance prej 16km, nё kёtё garё moren pjesё 11 tё rinjё tё moshes 14-18 vjeqё, ku prej tyre garuese femer ishte vetem një vajzë.
Fitues tё gares:
Vendi 1- Anton Perlleshi -32.3 min
Vendi 2- Drilon Hoti-35.52 min
Vendi 3-Alfons Gojani-36.40 Min
Bashkёpuntor: Sektorin e Sportit-Xhafer Ademin, 
Shёrbimin Policor tё Kosovёs  dhe Qendra Klinke e mjekёsis Familjare " Nёnё Tereza"- Klinё

Krosi i Vrapimit për fëmijë 2015
Në bazë të aktiviteteve të përditshme shihet qartë dëshira e madhe e fëmijëve për aktivitete sportive dhe ne për këtë arsye Qendra Rinore vendosi të zhvilloi  Krosin e Vrapimit nё 2 distanca - prej 600 m dhe 300 m. Nё Krosin e Vrapimit të 300m morën pjesё fëmijët e moshës 6-8 vjeqё, ndersa në Krosin e Vrapimit të 600 m morën pjesë fëmijët e moshës 9-12 vjeqë.
Në këtë aktivitetet moren pjesë rreth 40 fëmijë të cilët ishin me shendët të mirë dhe me vullnet të mirë vrapimi, Nga të dy moshat fituesi është shperblyer me një medalje simbolike. Gjatë aktivitetit fëmijët ishin aktiv dhe shumë të kënaqur për të arriturat e tyre në Kros Vrapimi.
Pas përfundimit të garës vullnetarët e Qendres kanë shpërndarë broshura për fëmijë te cilat kishin mesazh edukues “Këshilla për të jetuar të shëndetshëm”.
 Bashkёpuntor:
Sektori e Sportit - Xhafer Ademi,
Qendra Klinike e mjekёsis Familjare "Nёnё Tereza"  Klinё

Festa 1 Qershori 2015- at Margarita kids
Dita nderkombëtare e  fëmijëve është festuar edhe në qerdhen e quajtur “Margarita Kids” në fshatin Zllakuqan të Komunës së Klinës. Duke parë të arsyeshme që dita e fëmijëve të festohet në tërë boten dhe gjithashtu secili fëmijë meriton të shoh 1 Qershorin si një festë të veqantë.
Qendra Rinore “Ardhmeria” mundësoi që të organizoi disa lojra edukuese për fëmijë në “Margarita Kids”  dhe ti gëzoj edhe fëmijët e fshatrave jashtë qytetit, në këto aktivitete moren pjesë edhe parashkolloret e Shkolles Ismet Raci-Klinë dhe " Shtjefen Gjeqovi-Zllakuqan",

Promovimi i Vullnetarizmit në Klinë
Duke parë të arsyëshme punen rinore dhe involvimin e madh të punës vullnetare në Klinë dhe njëkohësisht edhe inkuadrimin e vullnetareve europian në qytetin e Klinës shohim si një obligim për të promovuar dhe shënuar diten e vullnetarëve në Klinë.
Me 16 Korrik te vitit 2015 zhvilluam një event për të promovuar vlerat e punes vullnetare, gjithashtu gjatë tërë ditës të rinjët e rajonit paten mundësi që të ndëgjojn për përvojat e vullnetarëve lokal dhe atyre europian në menyrë që këto informata të I’u sherbejn edhe të rinjëve tjerë dhe të përfitojn nga ato. Eventi vazhdoi me organizimin e lojrave për të rinjë, këngë dhe argetim nga ana e të rinjëve . Eventi u përmbyll me shkembimin nderkombëtar dhe viziten e grupit rinor nga Suedia ku munden të ndajn me të rinjët e Klinës qellimin e vizites së tyre dhe bashkëpunimin e tyre me Qendren Rinore  Ardhmeria.
Ky event është përkrahur nga Osce në bashkëpunim me Qendren Rinore Ardhmeria-Klinë
16 July at Kline

Mbrëmje nderkulturore në Klinë,
Me 1 Shtator grupit punues të Qendres Rinore ju bashkangjit vullnetarja europiane nga Estonia-Cairit Eit (EVS) për të punuar në periudhë prej 6 muajsh. Për të ndarë me të ditën e para në Qender Rinore dhe në qytetin tonë të Klinës ne sadopak mundohemi që ti ndihmojm për ta njohuur vendin tone dhe kulturen tone prandaj një Grup I të rinjëve janë organizuar që tja prezantojn vendin tonë dhe traditen kosovare. Gjithashtu edhe vullnetarja ka bërë një prezantim të vendit të saj dhe kultures së saj.
Gjithashtu si pjesë e kultures është edhe ushqimi ku të rinjët gjitashtu kanë përgaditur secili prej tyre ushqim tradicional dhe kane ngrënë darkë së bashku në mënyrë që të provojn ushqimet dhe pijet e ndryshme nderkulturore.

Java Rinore në Klinë
Gjatë muajit shtator Drejtoria për Kulturë Rini dhe Sport në Klinë ka organizuar disa aktivitete për të rinjët e Klinës ku prej Qendres tonë moren pjesë disa të rinjë që jane aktiv pasi që iu dha një mundësi për të bërë vizita Rinore si vizitë  tek Muzeu privat në Klinë- jJon Gjergji, Vizitë tek atelja e piktorit z.Idriz Berisha dhe Vizita Rinore tek Germimet Arkeologjike në Dersnikë.
Të gjithë të rinjët ishin të mahnitur për të gjitha vizitat sepse për herë ta parë vizitonin një muze që me heret nuk e dinin as që ekziston, paten mundësi të shohin pikturat e bukura të piktorit Klinas. Gjë që më se shumti ju ka lenë përshtypje ishin germimet arkeologjike ku të rinjët për herë të parë shihnin diqka të tillë dhe për se afërti shihnin historin që ishte mahnitese në qytetin e tonë.
Shtator 2015, Klinë
Festa Halloween n’ Klinë
Ngjarja Halloëeen u realizua me mbështetjen Drejtorisë për Kulturë Rini dhe Sport dhe Qyteza Café-Bar 1968.
Grupi i synuar: Banorët e Klinës
Qëllimi kryesor i këtij aktiviteti ishte për të mbledhur njerëzit nga Klina në mënyrë që të rrisë ndjenjën e komunitetit. Për të mbështetur këtë qëllim janë organizuar aktivitete të ndryshme për grupe të ndryshme.
Target Grupi kryesor  ishin fëmijët të cilët ishin në gjendje për të marrë pjesë në aktivitete krijuese, si të tilla për përgatitjen e maskave ​​dhe duke shijuar piktura në fytyrat e femijëve. Gjithashtu, ata patën një mundësi të shoqërohen me fëmijët e tjerë duke luajtur lojëra të ndryshme dhe për të parë film vizatimor. Aktivitetet janë zhvilluar para objektit komunal dhe  ishin të suksesshme, moren pjesë rreth 170 fëmijë si edhe prindërit e tyre. Piktori i fundit përfundoi me vizatimin fytyrës të fëmijës së fundit në këtë ngjarje edhe pse ishte pasdite dhe errësira filloi të bie në qytet, kështu që fëmijët ishin të ngazëllyer me të vërtetë që të kenë një ngjarje të tillë në qytetin e Klinës.
Target grupi i dytë ishin të rriturit të cilët kishin një shans për ta ndier veten prap fëmijë në mbrendësin e tyre dhe të marrin pjesë në një party me kostume të ndryshme në lokalin kafe-bar Qyteza 1968 me DJ Robin (Robert Bojaj). Një mbrëmje e tillë festive dukej si një shtëpi e plotë ku të rinjët dhe të rriturit panë të nevojshme këtë llojë  ngjarje festive në qytetin e tyre.
31  Tetor 2015

Fësta e 20 Nëntorit
Festa e 20 nëntorit njihet si festë nderkombetare e të drejtave të fëmijëve, dhe kjo festё u shёnua  nё Klinё me iniciativen e Qendres Rinore “Ardhmeria” , kjo iniciative u pёrkrahё nga dy shkollat fillore tё komunёs sё Klinёs tё cilat mundёsuan qё nё shkollat e tyre tё organizohen puntori me fёmijёt. Nё shkollen Ismet Raci ёshtё punuar me 10 (dhjetё) grupe tё fёmijёve ndersa nё shkollёn fillore “ Motrat Qiriazi” ёshtё punuar me 5 grupe tё fёmijёve.
Në Secilin grup ka pasur mundёsi qё tё diskutohen tё drejtat e fёmijёve, pёrgjёgjsitё e tyre dhe janё munduar qё mendimet e tyre ti shfaqin nё letёr.
Falenderojm Shkollat Fillore pёr bashkёpunim dhe sidomos mёsueset e Edukates qytetare.

Festa e 28 Nëntorit- Gjetja e Thesarit
Festa e 28 Nëntorit u festua me të rinjët e qytetit të Klines dhe për këtë festë organizuam aktivitetin gjetja e thesarit që për të rinjët thesar janë njohurit tona për flamurin kombëtar.
Organizuam që  tri grupe Rinore vizituan Komunen e Klinës, Shtepin e Kultures dhe një Historian në menyrë që të marrin njohuri për historin e flamurit dhe traditen tonë shqiptare. 
Disa grupe u këthyen me shumë njohuri të reja dhe ndan me grupet tjera përvojen e tyre gjatë vizitave, disa të rinjë vazhduan me pyetjet e tyre dhe me diskutimet se sa institucionet tona nuk I marrin për seriozisht të rinjët tonë, disa të rinjë kishin pikturuar flamurin dhe me fjalë të tyre u munduan që të prezantojn historin e flamurit shqiptar.
Të rinjët festuan  kënduan dhe Festa jonë u përmbyll me një tortë madheshtore që smbolizonte flamurin tonë.
Falendërojm të rinjët për pjesëmarrje dhe shënim të festës së flamurit Kuq e Zi

Fushata vetdijësuese HIV/Aids
Qëllimi i këtij projekti ka qenë të zhvillojm një fushatë  edukuese për të rinjët e qytetit,  për vetëdijësim dhe parandalim të sëmundjes  Hiv/Aids dhe shënimin e javes ndërkombëtare të Hiv/Aids  në Klinë.
Fushata vetdijёsuese për Hiv/Aids ёshtё organizuar nga Qendra Rinore Ardhmeria me pёrkrahjen e Komunёs sё Klinёs prej dates 1-4 dhjetor 2015, Fushata mundësoi  realizimin e aktiviteteve edukative si  shpërndarje të fletushkave vetëdijёsuese pёr Hiv/Aids  në 4 shkolla të qytetit të Klinës, organizimin e ëorkshopeve pёr tё rinjё (grupeve punuese në teren), interpretimin e lojrave kreative për parandalimin e sëmundjeve infektive  dhe virusin Hiv,  krijimin e pllakates sё mbushur me mendimet e tё rinjёve  nё tё gjitha shkollat e qytetit tё Klinёs, Ligjeratë profesionale me mjekë dhe shfaqje teatrale nga grupi rinor.
Implementuar në dhjtor 2015, Klinë

Shpërndarja e Dhuratave
Me 29 dhjetor 2015 të rinjët e qendres rinore Ardhmeria shpërndan dhurata tek familjët me kushte të vështira ekonomike në komunën e Klinës, në mënyrë që ti përgadisin këto dhurata të rinjët organizuan aktivitetet gjatë muajit dhjetor në mënyrë që të krijon fondin për të përgaditur dhuratat.
Aktivitetet që krijuan fonde janë: 
  1. Mbledhje të fondit nga bizneset Private
  2. Shitje të kartolinave dhe gjërave Kreative në qytet (të punuara nga të Rinjët)
  3. Ngjarje Kulturore “ Talentët e Klinës 2015
Gjatë realizimit të këtyre aktiviteteve patem mundësi që të shohim ndjenjen e humanizmit nga insitucionet lokale, bizneseve private dhe qytetareve të rastit.Të gjitha këto aktivitete krijuan një fond që arritem të ndihmojm 6 familje me ushqim dhe veshmbathje dhe ti gëzojm fëmijët e tyre me dhurata për vitin e ri 2016.
Qendra Rinore „Ardhmeria“ falenderon të gjithë ata që kontribuan por në veqanti të rinjët falenderojn : Biznesin privat „Restorant- Residenca” për kontributin e dhëne, si dhe qytetarin Elmi Qerkini I cili dhuroi 6 thasë miell për këto familje. Këto gjeste humane motivuan të rinjët tonë që gjithmonë të punojn dhe të kontribojn në mënyrë të vazhdueshme për të përkrahur familjët në nevojë.

Talentët e Klinës
Ngjarja Kulturore është organizuar me iniciativen e dy të rinjëve të Qendres Rinore, të cilat ishin dy vajza që merren me muzik dhe dëshira e tyre ishte që të shfaqen talentët e Klinës.
Qendra Rinore Ardhmeria përkrahu këtë inciativ dhe bëri të mundur përformancen e 15 talentëve të rinjë, Ku Juria zgjodhi dy talentët më të mirë, ndersa publiku votoi me duartrokitje dhe përzgjodhi fitues Këngën “It ëill rain” e kënduar nga Rina Balaj dhe Erion Palucaj.
Përgezojm të gjithë talentët që moren pjesë dhe prania e tyre e bëri programin tonë madheshtor dhe gjithashtu kënga e tyre kontriboi ne mbledhjen e fondit per bamiresi.
Bashkëpunim: Drejtoria për Kulturë Rini dhe Sport.

Party për vitin e ri
Për të përmbledhur dhe reflektuar të gjitha aktivitet gjatë vitit Qender Rinore Ardhmeria festoi së bashku më të rinjët rikujtuam aktivitetet e realizuara të vitit 2015, Festa përmbyllese e vitit filloi me kuiz edukativ, lojra dhe muzik për të rinjë. Ceremonia u përmbyll me shpërndarje të Mirënjohjeve për antaret që ishin aktiv gjatë vitit 2015 si dhe me dhurata nga vet të rinjët.